Kodi i MAFIAS goditi Santiagon, telefonata e mistershme që mori para ekzekutimit,...

Kodi i MAFIAS goditi Santiagon, telefonata e mistershme që mori para ekzekutimit, e njëjta skemë si me Edison Harizajn

3527
0

Dalin detaje nga atentati mafioz ndaj ish-policit Santiago Malko, i cili mbeti i vrarë pasi iu zu pritë dy netë më parë tek “Xhamlliku” në Tiranë.

 

Burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se në kontrollin e ushtruar në makinën tip BMW X5, ku u gjet i vrarë 26-vjeçari, policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme, përveç një shume parash dhe dy celularëve.

 

Grupi i hetimit, që është ngritur për këtë vrasje po bënë zbardhjen e të gjitha telefonatave hyrëse dhe dalëse nga celulari i Malkos.

 

Një telefonatë disa orë para atentatit, ende e paidentifikuar është pista kryesore ku është përqëndruar hetimi. Policia ka sekuestruar kamerat, ndërkohë që një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, është shoqëruar nga blutë e Tiranës.

 

Skema e ekzekutimit të Santiago Malkos është identike me atë të 7 nëntorit 2018, ku u vra në një atentat me 50 plumba, Edison Harizaj dhe miku i tij, Genti Caca.

 

Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë me shokun e tij Genci Caca. Edison Harizaj u ekzekutua në 6 nëntor 2018 në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës