Klubi i “Romës” blen një mbrojtës, por kërkon ndihmë edhe për Bleona...

Klubi i “Romës” blen një mbrojtës, por kërkon ndihmë edhe për Bleona Matën

332
0

Roma zyrtarizoi mbrojtësin e krahut të djathtë Zapakosta, i cili u largua nga ekipi i Çelsit për t’iu bashkuar skuadrës kryeqytetase italiane.

Verdhekuqtë, kanë njoftuar transferimin e mbrojtësit italian, duke bashkangjitur në një video, momentet nga prezantimi i lojtarit të ri, si dhe disa foto fëmijësh që rezultojnë të humbur prej vitesh.

Mes tyre edhe shqiptarja Bleona Mata e cila rezulton e humbur që prej majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy dëshmitë e fundit kanë qenë, se e kanë parë vajzën e vogël në shtetin fqinj të Italisë.