Gazetarja Klodiana Lala tregon se për herë të parë e ka takuar në varrimin e avokatin e tij, Ravik Gurrën.
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me herën e parë që është takuar me Ardian Çapjan. Lala tregon se për herë të parë e ka takuar në varrimin e avokatin e tij, Ravik Gurra.
Më tej ajo shton se situata kriminale në vendin tonë është në këtë nivel pasi politikanët ndër vite kanë bashkëpunuar me krimin.
“E njoh personalisht, e kam takuar në varrimin e avokatit të tij. Ka ardhur bashkë me njerëzit e familjes. Unë mendoj që situata ka ardhur deri këtu sepse kriminelët kanë përdorur një taktikë shumë interesante. Kanë lëvizur sa tek njëri krah tek tjetri i kanë kapur të gjithë shah-mat,”-tha Lala.