Kllounë, majmunë dhe emisione gati në kufijtë e banales në çdo televizion kombëtar dhe lokal. Për 22 ditë rresht çdo fërgji televizive është shndërruar në tambura e kampionatit botëror. Aq seriozisht e kanë marrë televizionet shqiptare sa duket sikur merr pjesë në këtë botëror Kombëtarja A, Kombëtarja B dhe ajo C e Shqipërisë. Le ta marrim me qetësi. Të sqarojmë së pari fjalën kllounë. Dua ta nis nga ata të ftuarit tifoza të përvëluar. Edhe sikur vetë Reublika Federale e Gjermanisë ta kishte dërguar mikun tim Hasan Gurabardhi në televizionin e të nderuarit Ylli Ndroqi nuk do të behej aq copë për ta përfaqësuar Gjermaninë një gjerman i lindur në Gjermani. Bën sikur i kanë dhënë mandat Budestagu. Miku tjetër Ervin Baku bën sikur ka mandatin e Le Pent dhe përfaqësues i Francës. Këto dy modele janë shtrirë si epidemi në çdo studio. Të tillë syresh i gjen tek Roland Qafoku, tek Pandi Laço, tek Manushi, tek Zeko, tek Sako e tek të gjithë fërngjitë e tjera televizive . Bëj pyetjen si është e mundur. Si mund të bëjnë shqiptarë, qyetarë dhe ruralë të dashuruar si të pataksur pas Brazilit, Frances, Gjermanisë dhe të tjerave. O zot ku sa sa gajasen ambasadorët dhe personeli i ambasadave kur shikojnë këta kllounë. Zihen, shahen, përdorin fjalorin më të rëndomtë vetëm e vetëm që ata të shpallen idhtarë. Jo për Krishtin e Muhametin, jo për Gjermaninë, Anglinë, Brazilin dhe Francën. Pa le, pa le, dhe për Rusinë së fundmi. Ta bënin ata që kanë studiuar në Rusi dhe kanë firmosur ndonje letër.. yqmyryla, por e bëjnë djem të rinj gazetarë dhe të ashtuquajtur specialistë futbolli. Revanshi dhe yryshi i tyre në shumë raste është histerik dhe i papërmbajtshëm. Edhe miku im Kaç Myftari u përfshi. Aq seriozisht sa zihen shahen ofendohen. Në vend që të shkojnë të thonë kurozotet të bëjnë një analizë të thjeshtë njerëzore me gjak të ftoftë, përleshen pa kufinj qyetarie si tek emisioni Artur Zhejit që e mbylli ditën që filloi botërori dhe shijon hobet e tij. Si është e mundur, thotë Ylli Rakipi kur i shikon. Çuditet Lutfi Dervishi kur shikon emisionet e Sakos, Zekës e të 20 moderatorëve të tjerë, të cilët bëjnë betejë me gjermanë, me francezë, anglezë dhe Spanjollë. E di si me ngjan kjo histeri. Si para 35 vjetësh, kur pedagogu raketave Hazbi Çela në një Akademi ushtarake të Enverit donte tu shpjegonte studentëve sulmin imperiaisto-revizionit. Ai çoi në mësim Gëzim Lilën, portierin e tretë të Partizanit pas Mustës dhe Lekbellos që dije sqaronte dëmet e tërmetit. Gezimi ngriti dorën nga VL dhe tha këtej na sulmojnë reviszionistët sovjetike. Nga Veriu na sulmojnë nazistët Gjermanë, nga VP revizionistët jugosllavë nga Perëndimi fashistët italiane nga Jugu monarkofashistët greke dhe nga JL i mbeti dora bosh. Hazbi Çela i tha ketej bëji m…….Kështu ngjajnë dhe aktorët luftarakë të televizioneve shqiptare në 20 emisione televizive të përnatshme histerike shterpë, sterile dhe shpesh bajate.
Balerina, velina apo moderatore televizive. E ke të vështirë t’i klaifikosh. Primobalerina ngelet Manush Manushi i Topit. Ambeta Toromani më tha: që kasetat e tij i kam marrë për studim dhe po i studioj lëvizjet e tij prej balerini, sepse dhe Panajot Kanaci ndjerë do t’i kishte zili. Ashtu si për Papanderun e Greqisë që media tha se shpiku variantin e 69 të Kamasutrës për seksin. Ata e quajtën seks me një këmbë në varr. Ashtu dhe Manush Manushi ka shpikur Stilin më të ri të primobalerinit. Pa le pa le. Kishte vënë dhe Manjola Nallbanin për të gjujatur penallti dhe qëndroi përballë, sikur topin do ta fuste në trupin e tij. Meshkujve ua heqka këpucët duhet të gjuajnë zbathur. Alfred Lela theu gishtin e madh të këmbës. Po kjo regji është edhe tek Qafoku, edhe tek Zeko, edhe tek Hygerta dhe kulmi arrihet tek Pandi Laço. Ka një fjalë të bukur në Korçë: Mos e shko jetën pa u bërë loco. Qesharak komik klloun. Këtu kemi përfunduar të gjithë me mua bashkë. Se helbete të bësh nga katër orë në ditë emision s’ke ç’bën, kështu do shndërrohesh. Por majmunët e vërtetë janë politikanët. Tre herë kam qëlluar dëshmitar okular. Eni Çobani i tha Çarçanit s’marr vesh nga sporti, s’shikoj sport. E përsëriti shtatë herë dhe pse dashuronte Brazilin. Po kjo do të thotë të besh “majmunin”. Kur s’merr vesh nga sporti pse ja bën pis emisionin tv dhe moderatorit. Ndryshe kjo gjë lexohet të shkosh për të ekspozuar fustanin, varësen, dekoltenë, këpucët, këmbët e bukura. Duket si garë misesh. Madje këtë majmunllëk e bëjnë të gjithë politikanët që këtë kampionat botëror janë lëshuar si kuluni ujqërish nëpër emisione sprtive në vend që të shkojë ku janë hallet e njerëzve. O zot na ruajsh dy herë.
Dhe më kryesorja pas tërë këtyre dalldive që duan faqe gazetash ti trajtosh ka shpërthyer dhe pirateria televizive. Të pa cipë, pa kriter, pa masë, pa logjikë, dhe nën hundën e instutucioneve që duhet t’i monitorojnë dhe ndalojnë të gjitha televizionet vjedhin. Vjedhin çdo gjë. Pa e blerë, pa marrë leje. Ideatori dhe lejedhënësi Gëllçi. Çfarë ndodh. Askush se merr vesh dot. Televizinet kanë dalldisur….janë shndërruar në kanale të emisioneve sportive- koreografike. Po dale o ditëzinj, kane 620 kile droge goje . Kanë gojë 3.5 milione eurot e TojotavYars. Ka gojë gjëma e shoferit të Fatmir Xhafës…..pse ua mbyllni duke bërë si histerikë për kampionatin botëror.