KLIENTJA E VITIT/ Lë 1 mijë dollarë bakshish në një sallon bukurie...

KLIENTJA E VITIT/ Lë 1 mijë dollarë bakshish në një sallon bukurie (ARSYEJA)

440
0

Në SHBA në qytetin e Karolinës së Jugut, një punonjësje shtatzënë në një qendër bukurie ngeli me gojë hapur kur pa se klientja e saj i kishte lënë 1 mijë dollarë bakshish. 24-vjeçarja Briana Turner foli për the Sun duke thënë se ajo ishte në fund të turnit kur një grua i kërkoi t’i bënte një trajtim duarsh, manikyr. Briana, edhe pse e lodhur, i shërbeu klientes dhe gjatë shërbimit ato diskutuan për shqetësimet e punonjësës se si do rriste vajzën që do sillte në jetë pasi të ardhurat e saj nga një punë nuk i mjaftonin. Në fund të shërbimit klientja pagoi 33 dollarë (aq sa kushton një manikyr) dhe u largua duke lënë një shënim. Në shënim ishte shkruar: ‘Duaje dhe jepi çdo thesar që ajo do, bashkë me 1 mijë dollarë. Bekuar qoftë’! Dhe bashkë me shënimin klientja la edhe bakshish 1 mijë dollarë. 24-vjeçarja nuk e besoi dot dhe e ka falenderuar klienten publikisht duke e siguruar ate se para do shpenzohen në rritjen dhe edukimin e vajzës së saj.