Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë. Postimi...

Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë. Postimi i ëmbël në rrjet

479
0

Prezantuesja e njohur, Klea Huta dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda, gjatë ditës së sotme (e enjte) janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vet çifti përmes postimeve që kanë publikuar në rrjetet sociale. Të njëjtit janë shprehur mjaft të lumtur për anëtarin e ri në familje, i cili njëherësh është fëmija i parë i dyshes së njohur të showbizit shqiptar. “Të dashurojmë Krid! 04.06.2020. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, kanë qenë fjalët e Kleas dedikuar të birit të porsalindur. “Pak nga pak ne po formojmë pazellin e jetës tonë, të dua Klea Huta, të dua Krid”, shkroi në anën tjetër kantautori Deda.

foto galeri