Kjo gjë mund t’i ndodh Realit për herë të parë që nga...

Kjo gjë mund t’i ndodh Realit për herë të parë që nga viti 2004 (FOTO)

383
0

12 trajnerë në 13 sezonet e fundit në Real Madrid, asnjëherë nuk kanë arritur të kenë në dispozicion një formacion me lojtarë spanjoll. Është Zinedine Zidane që këtë edicion ka mundësinë ta thyej këtë ‘mallkim’, duke nisur ndeshjen me 11 lojtarë në fushë. Me gjashtë lojtarët spanjoll nga edicioni i kaluar (Casilla, Carvajal, Ramos, Nacho, Lucas Vázquez, Isco dhe Asensio), kthimi në skuadër i tre lojtarëve të huazuar (Vallejo, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral), dhe inkorporomi i mundshëm në formacion i të riut Ceballos, mund të bëjë që për herë të parë që nga sezoni 2004-05 Real Madridi të ketë një formacion me lojtarë spanjoll. Hera e fundit kur Real Madridi e nisi ndeshjen me 11 lojtarë spanjoll në fushë, ishte sezoni 2004-2005, kur skuadra drejtohej nga Camacho. Me Casillas; Michel, Helguera, Pavon, Raul Bravo; Celades, Borja; Guti, Raul, Portillo; dhe Morientes, përbëhej formacioni i Realit.