Kjo është një pjesë e së vërtetës për zgjedhjet e 25 qershorit...

Kjo është një pjesë e së vërtetës për zgjedhjet e 25 qershorit në rrethin LUSHNJE/ Nga Myslim Murrizi

549
0

Meqenese KUVENDI eshte bere gati si “ DYQAN” privat djathi qe mbyllet kur ti teket pronarit dhe shitesit, e hapet pa orar, po publikoj fjalen time te pergatitur per ta mbajtur dje ne KUVEND. Sot per aresye objektive, nuk munda te jem i pranishen ne KUVEND. Ju kerkoj ndjese DEMOKRATEVE LUSHNJARE, dhe te gjithe votueseve OPOZITARE te rrethit Lushnje, qe nuk munda ti percjelle nga kuvendi keto fjale.

Te nderuar Kolege

Reforma zgjedhore eshte nje reforme tek e cila ka themelin çdo institucion i ketij vendi, sepse ne nje sistem demokratik, ku teorikisht pretendojme se jemi, baza e pushtetit eshte vota e QYTETAREVE. Shqiperia nga 31 marsi 1991 deri me 25 qershor 2017, ka zhvilluar 18 pale zgjedhje qendrore dhe lokale, nga te cilat, pak kane qene ZGJEDHJE dhe shumica kane qene VOTIME. Ne 27 vjet pluralizem politika ka pranuar si ZGJEDHJE vetem 4 prej Tyre. Tre pale zgjedhje poltike( 92,2005,2013) dhe nje pale lokale( 26 korrik1992) . Te gjitha rastet e tjera, dhe jo pak por 14 here ka patur kontestim per proçesin dhe rezultatin.

E pse?

Sepse sa here qe kemi dashur te bejme reforme, kemi menduar si te gjejme menyren per te ardhur, ose ndejur ne pushtet jo nga vullneti i QYTETAREVE , por nga tjetersimi, vjedhja, grabitja dhe blerja e votes se qytetareve. Zgjedhjet qe lame pas , ishin modeli me i keq ne lloin e tyre. Bile per nga forma, menyra dhe rruga qe u ndoq per te tjetersuar vullnetin e QYTETAREVE mund te them pa frike se kane qene zgjedhjet me te pista dhe me te shplara e dale boje, se sa zgjedhjet e vitit 96, ato te kallashit e te komiteteve te shpetimit dhe bandave te vitit 97, si dhe ato te vitit 2001 me Dushkun e famshem. Shteti i teri ne funksion te pushtetit si asnjeher me pare. Parate e droges dhe ortaket e qeverise nga e gjitha pjesa e llumit te shoqerise ne aksion. Pronaret e 2200 parcelave te hashashit , perfituesit e rreth 5 milion rrenjeve hashash, dhe trafikantet e tonelatave te droges ishin thirrur nen arme. E gjith administrata nen terror, jo vetem per voten e tyre apo te familjes, por dhe te kusherinjve te pare e te dyte, nga baba apo nga nena. Arsimi si sektori me i madh i administrates shteterore, nen mbikqyrjen e rrepte te drejtoreve debila e me shkolle partie, qe prej 3 vitesh perpilonin listat e militanteve dhe armiqeve. Ne rrethin Lushnje 1336 mesues, te kaluar ne siten e partise, ju kerkohej vota per pushtetin. Ne 25 dhe 26 maj, kanidatet e ps, shkelnin hapur ligjin duke bere takime brenda klasave te shkollave Gorre dhe Rrapez, jo se nuk gjenin lokal, por per te treguar force tek administrata. Vetem per te mbajtur pushtetin politik, bete reforme teritoriale elektorale. Lushnja rreth me 220 mij banore e ndate ne dy bashki, sepse ashtu ju konvenonte. Gjirokastra,Berati, Lezha, Kukesi dhe Dibra si qarqe jane me pak banore se Lushnja si rreth.

Dhe a e dini sa bashki kane sejcila?

7 Gjirokastra, 5 Berati, 4 Dibra, 3 Lezha, 3 Kukesi. Do te keni vullnet dhe kurajo qe ta rishohim ndarjen teritoriale, per te krijuar bashki per QYTETARET, jo per Kryetaret? Vetem per qellime elektorale ju nuk shkurtuat, por gati dyfishuat numrin e punonjeseve te pushtetit lokal. Lushnja me 14 komuna dhe dy bashki, kishte 710 punonjes( 550 me 160), sot me dy bashki ka 1299 punonjes. Pra 589 punonjes me shume. E çfare jane keta? Punonjes specialiste???? Jo jo jane vetem militante partie per vota. E prap nuk ju mjaftuan, por perdoret dhe kontigjente. Makinat me xhama te zinj te kontigjenteve te policise, nga Lushnja dhe mercenare te mare me qera, ushtronin presion ne çdo oborr shkolle te qytetit Lushnje, nga 4 deshmoret e lagjes Teqe deri tek thertorja e lagjes Sarave. Kokerruar e tru shpuar, me çanta hedhur kraheve, e me tatuazhe qensh apo gjarperinjsh ne qafe apo krah, hingellinin neper rruget e qytetit Lushnje. Policia e gjitha nen sherbim te tyre. Bile pasi mbaroi dasma, siç e quanin ato, gjate proçesit te numerimit, kur shkova tek muzeu, shefin e komisariatit, te veshur me kemishe te bardhe, e ngaterrova me ndonje kamarier, se ne njeren dore kishte çakmakun qe ti ndizte puron deputetit te pushtetit, ne doren tjeter shishen e ujit se mos i duhej per shplarje goje, kryetarit te bashkise. Shefi tjeter i rendit te postes Divjake, Dashnor Muho, nje enverist i kamufluar ne gjoja demokratikas, si kunati shokut xhemal,nje jave para zgjedhjedhjeve, ushtronte presion e terrorr ne emer te ligjit ne Grabian.

Sillej si komisar katani shoqeruar me 3-4 polic ,lokal me lokal duke ju thene mbyllini shpejt se per pak fillon shtetrrethimi, se Avdiu i bashkise do ndaje leket tek romet. Policja tjeter Natasha Shkoza e komisariatit Divjake,qe ka bere kursin pa mbaruar te mesmen, hapte vallen e forumit te gruas socialiste ne Divjake. Oficeri i policise se komisariatit Berat , Alfred Velçani, i ngarkuar me sherbim diten e zgjedhjeve ne Gllave te Tepelenes, rrinte tek hyrja e qendres se votimit 2971, Rrapez sektor e ju tregonte qytetareve se si dhe ke duhet te votonin, se ndoshta kishte qe mund ta ngaterronin. Ne Çerme Sektor individe te perdorur nga politika per pese leke e te mallosur qysh ne mengjes u instruktuan qe te hapin sherr brenda teritorit te qendres se votimit me vezhgues te PD, dhe policia nuk ndaloi apo shoqeroi askend. Ne qendren e votimit 2884 dhe 2884/1 ne lagjen kongresi i Lushnjes, nje qytetare deklaron para kamerave se me kane mare 4 kartat dhe me kane dhene 80 mij leke, pra 20 mij leke per vote keta te ps. Lejuat ne kembim te votes 234 objekte te ndertoheshin pa leje, dhe pastaj pas zgjedhjeve derguat 17 fakire ne prokurori per te thene qe zbatojme ligjin, Kuptohet prokurori i gabinave te plazhit aty eshte qe ti pushoj menjehere sa ti jepni urdher, ose te ju vere ndonje gjobe me stilin e tij, siç beri me ish kryebashkiakun e Divjakes kur i mori gabinat. Presion per prishje shtepish te gjitheve, edhe pse ne vitin 2013 ju premtuat qe do tja legalizonit falas. Vetem ne njesine Kolonje, punesuat 18 militante brenda maj- qershorit. Pastaj sa me shume afronte data e votimit, aq me shume kujtoheshit per lopet qe ju kishin ngordhur fermereve nje vit me pare. Dhe ne te gjithe rrethin Lushnje javen e fundit shperndate plot 178 lope.12 Lope vetem ne fshatin Sulzotaj( fshatin tim). 70 lope vetem ne date 22 qershor, 3 dite para zgjedhjeve, nga Mustafa Greca ne fshatin Gjuzaj, Agim Muça Çerme e siperme e deri tek kusherinjt e mij, per te ju “ blere” me çdo kusht votat.. Dhe a e dini se sa ka kushtuar me letra nje lope ?? Plot 3260 euro. 1854 lope jane blere me tender 6 milio euro. Me mire te ju kishit blere ndonje benz, se do ju mbanin mend me gjate. Ju do thoni se ne kishim ministrat teknik e pse nuk i ndaluam? Po ku pyeste Hakiu per Dritanin, po Plarenti per Ministren e arsimit, po tatimllaret e doganllaret e drejtoreshave PJESHKEZA, per Helgen???? Se keta te hipotekave, te aku, burgjet dhe policet ngjyre zhuli(gri), nuk vareshin nga JU!! E pse te pyesnin, kur ato njihnin per epror e per zot, te madhin fare ,qe ju jepte urdhera me sms mos pyesni per ato. Per mua reforma duhet te filloje me se pari tek ligji i zgjedhjeve. Tu japim pushtet QYTETAREVE te Shqiperise dhe jo KRYETAREVE te Partise. I zgjedhuri duhet te zgjidhet nga QYTETARET jo nga Kryetaret. Prej vitit 2009, e deri me sot dhe te gjithe ne qe jemi ketu, per force zakoni quhemi deputete, por ne fakt jemi punetore te partise ne kuvendin e SHQIPERISE. Asnjerin nga ne nuk e kane votuar QYTETARET. Ndaj te ngrihemi mbi interesat e ngushta dhe te tregojme qe nuk kemi pse fshihemi as nga ndeshkimi e as nga vleresimi nese e meritojme,nga vota e qytetareve per nje karrike ne kuvend. Te bejme nje ligj ku qytetari ta dij se per ke voton, dhe se kujt duhet ti drejtohet pas votimit. Une mendoj dhe besoj se 2 milion QYTETARE vleresojne shum e shum here me drejte se sa 2-3 apo 5 Kryetare. Qe ta ndajme shtetin nga mafija, duhet te shkepusim politiken nga krimi. E qe te shkepusim politiken nga krimi duhet qe ta dime mire se burgu ka vend edhe per ne, e jo vetem per hallexhinj qe nuk paguajne dot dritat. E qe ky vend te ndale braktisjen biblike nga qytetaret e tij, dhe rrokullisjen qe ka mare me shpejtesi marramendese drejt humneres, ndeshkimi i politikaneve vartes te 4 klaneve, apo 20 familjeve krimineleve apo mafioze duhet te ndodhe sa me shpejt. Neser do jete shume vone. Koha dhe shoqeria do na gjykoj. E kur gjykohesh per keq, jeta duket shume e gjate. Per detajet teknike le te diskutojne antaret e komisioni. Ajo qe kerkohet nga ne, si ligjberes, eshte vullneti politik, kurajo, sinqeriteti, dhe vota jone, per te bere nje ligj zgjedhor qe deputeti te jete i zgjedhuri dhe perfaqesues i QYTETARIT, jo servil i Kryetarit. Dhe ndoshta kjo mund te jete me kosto per jo pak prej Nesh, por a mund ta bejme???i Te shpresojme. Ju faleminderit.