KISHTE 100 KG DROGË NË MAKINË, KUSH ËSHTË KËSHILLTARI I BASHKISË VAU...

KISHTE 100 KG DROGË NË MAKINË, KUSH ËSHTË KËSHILLTARI I BASHKISË VAU DEJËS QË U ARRESTUA SOT

364
0

Ditën e sotme policia e Shkodrës finalizoi operacionin policor ‘SEGMENTI’, në sajë të cilit vuri në pranga katër persona pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë.

Ndër të arrestuarit është edhe 41-vjeçari Dod Dodani, banues në fshatin Mnelë, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës, i zgjedhur nga Aleanca Demokristiane,.

Gjithashtu në pranga u vunë shtetasit Nardi Malaj 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, Jozef Ndoci 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe Aurel Tanushi 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Dodani së bashku me të arrestuarit u kapën e 100 kilogram e 67 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë në makinën tip ‘Audi’.

Ata e kishin parkuar makinën në një pikë karburanti jofunksionale, ndërkohë që drogën e kishin paketuar nëpër thaës plastikë.

Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të 41-vjeçarit u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe gjithashtu 2 automjete dhe katër telefonë celularë.

Shperndaje