Ajo çfarë të vjen ndërmend sapo shikon fotot e saj, të duket sikur për të koha ka ndaluar. 47-vjeçarja Mira Konçi, nënë e dy fëmijëve, shfaqet në formë të shkëlqyer.
Bashkëshortja e kompozitorit Shpëtim Saraçi jeton prej vitesh me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga pamjet e saj me të bijën rrezaton lumturi.
Freskia e këngëtares është e njëjtë me atë që shfaqte në kohën e festivaleve ndërsa ndan fotot me të bijën.