Kinema Imperial shfaq filmin dokumentar “Light”- (Dritë), kthim i imazhit të gjeniut...

Kinema Imperial shfaq filmin dokumentar “Light”- (Dritë), kthim i imazhit të gjeniut të fotografisë, Gjon Mili

521
0

 Dy artiste të njohura, që iu përkasin fushave të ndryshme të artit janë bashkuar për regjinë e një filmi dedikuar mjeshtërit të fotografisë botërore me origjinë shqiptare Gjon Milit.

Filmi dokumentar “Light”- (Dritë), i realizuar nga regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako do të shfaqet më 31 maj, në orën 20:00 në Kinema Imperial (Sheraton). Në fillim të muajit maj filmi është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit NYC Independent Film Festival, i cili u mbajt në New York.

Në fund të po këtij muaji pra më 31 maj do të shfaqet edhe në Kinemanë Imperial në Tiranë. Regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako shprehen se ekipi realizues ka punuar më shumë se dy vjet.

Gjon Mili asnjëherë nuk e harroi tokën shqiptare. Por fatkeqësisht ai nuk nuk erdhi dot asnjëherë në Shqipëri, sepse në vitin 1946 ju refuzua viza e kërkuar pranë Ambasadës Shqiptare në Paris.

Ka qenë i njëjti vit kur Gjon Mili fotografoi udhëheqësin komunist, Enver Hoxha në Konferencën e Paqes, duke mbajtur fjalimin e tij.

Jeta e fotografit mes arritjeve dhe personaliteteve të njohur të shekullit të 20-të, dashuria për atdheun e origjinës e shumë të tjera janë motivet që piktorja Yllka Gjollesha dhe aktorja Suela Bako kanë shfrytëzuar për ta kthyer të gjallë imazhin e gjeniut të fotografisë botërore në atdheun e tij./a.a/ /a.g/ Marr  nga ATSH