Këto shenja tregojnë se je më i zgjuar se të tjerët

Këto shenja tregojnë se je më i zgjuar se të tjerët

376
0

Shqetësoheni shumë Shumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës.

Jeni argëtues

Në një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se: pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike. Keni filluar të lexoni herët Kërkuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe të “King’s College” në Londër, kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 2000 çifteve binjake.

Rezultati:

Binjaku që kishte mësuar të lexonte i pari, më vonë do të shfaqte rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

Jeni majtak

Ndërsa të qenët majtak lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë. Keni marrë mësime muzike Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike.

Jeni dembel

Sipas shumë studimeve personat që janë dembela kanë një nivel më të lartë të inteligjencës sepse nuk merren me gjëra të kota dhe nuk ju japin hapësirë atyre.