Këta janë pesë përbërësit natyralë që pastrojnë mushkritë e duhanpirësve

Këta janë pesë përbërësit natyralë që pastrojnë mushkritë e duhanpirësve

636
0

pirja-e-duhanit-4_1472293268-5609133

Mushkritë kanë një rol jetësor në çdo njeri. Ato sigurojne oksigjenin me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dyoksidit të karbonit në frymënxjerrje.

Mushkëritë kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisorë agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve. Por, duke qenë organe tepër delikate, ndodh të dështojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.

Ky mosfunksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit. Duhanpirja është edhe shkaktarja kryesore e çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes, si dhe e disa sëmundjeve kronike, të tilla si kanceri.

Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe t’i kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkërive.

Hudhra -Ngrënia e hudhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek duhanpirësit aktivë ashtu dhe tek ata pasivë.

Karota – E konsideruar si perime e pazëvendësueshme në dietat ushqimore , karota përmban vitaminat A, C, E dhe K, të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale. Për të neutralizuar efektet negative të nikotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme, këshillohet që karota të konsumohet e pa gatuar.

Eukalipti – Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për përmirësimin e shëndetit të aparatit frymëmarrës. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.

Aloe vera – Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.