Kërkesa e Rudina Hajdarit, Ulqinaku: Vrasësit nderuan viktimat e 2 prillit

Kërkesa e Rudina Hajdarit, Ulqinaku: Vrasësit nderuan viktimat e 2 prillit

500
0

Në Parlament, Rudina Hajdari ftoi sot të gjithë deputetët që të mbanin 1 minutë heshtje për viktimat e 2 prillit. Deputetët e respektuan propozimin dhe në fund Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi tha “U prehshin në paqe!” Kjo gjë ka nxitur reagimin e ish-deputetes demokrate Izmira Ulqinaku, e cila thotë se është ndjerë e tradhtuar kur vrasësit e 2 prillit 1991 u ftuan të mbanin një minutë heshtje për viktimat e asaj ngjarjeje. Ulqinaku e quajti të gjithën një “teatër mjeran”, ndërsa tha se ekzistenca e Gramoz Ruçit në atë parlament nuk i lë shpirtrat e katër viktimave të prehen në paqe. “U ndjeva e tradhtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në parlament! Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.

Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe! Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtrat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron”, shkruan Ulqinaku.