Kërcënohet me jetë moderatorja e njohur Fiori Dardha

Kërcënohet me jetë moderatorja e njohur Fiori Dardha

419
0

Moderatorja e njohur Fiori Dardha, e cila bashkëprezanton me Rozana Radin emisionin “Boom”, është kërcënuar me jetë.

“Kohajone.com” raporton se kërcënimi është bërë nëpërmjet një mesazhi nga një person i identifikuar si ish-kryetari i komunës së Perondisë në Berat.

Rikujtojmë se për 2 vite radhazi emisioni investigativ “Boom” ka trajtuar çështjen e një ankandi i cili është zhvilluar në vitin 2012-të.

Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, ankandi për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt të gjithë fshatin ndërkohë vlen për t’u theksuar se në krye të bordit të dhënies së tokave me qira, ka qenë ish-kryetari i komunës së Perondisë, Rexhep Hajdari.