Kequshqyerja/ Revista prestigjoze ngre alarmin: 8000 mijë njerëz vdesin në Shqipëri

Kequshqyerja/ Revista prestigjoze ngre alarmin: 8000 mijë njerëz vdesin në Shqipëri

567
0

BRITANI-Revista prestigjoze mjekësore”The Lancet” i ka kushtuar një shkrim mënyrës sesi ushqehen njerëzit në mbarë botën.

Sipas një studimi të fundit të saj, të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme është përgjegjëse për më shumë vdekje në botë sesa duhanpirja.

Ndërsa, Shqipëria është pjesë e 195 vendeve të marra në analizë nga studimi shkencor dhe rezulton të jetë më mirë se vendet e rajonit, por më keq se Europa perëndimore në këtë drejtim. Mesatarisht, kequshqyerja në Shqipëri vret rreth 8000 njerëz në vit.

Në një tjetër indikator, që i referohet barrës së sëmundjeve, pra viteve të humbura si pasojë e tyre, jo vetëm si pasojë e vdekje të parakohshme por edhe si pasojë e kohës së jetës në sëmundje, Shqipëria renditet po ashtu në nivelin e 5-të.