Keni edhe 3 ditë kohë, ja ç’dhuratë do u kënaqte shpirtin 12...

Keni edhe 3 ditë kohë, ja ç’dhuratë do u kënaqte shpirtin 12 shenjave të zodiakut për Krishtlindje

516
0

Është data 22 dhjetor dhe nuk dini akoma ç’t’u dhuroni njerëzve të dashur për Krishtlindje? Në vend që të humbisni kohë në qendra tregtare duke kërkuar sa andej-këtej, hidhuni një sy këshillave të mëposhtme dhe blijini sa më parë.

Dashi: “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantë, i çmendi krejt…” Nëse keni në mend t’i blini diçka për të veshur Dashit, sigurohuni që të jetë e kuqe pasi e adhuron këtë ngjyrë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë energjikë dhe duan gjithmonë të jenë në formë, ndaj një palë atlete, veshje sportive apo një abonim në palestër s’është ide e keqe.

Demi: Demi kënaqet me çfarëdolloj dhurate, për aq kohë sa është origjinale. Për ta, cilësia është më e rëndësishme se sasia, ndaj më mirë t’i blini, për shembull, një provëz të vogël Gucci, se një 100 mililitërsh të dorës së dytë. Njerëzve të kësaj shenje u pëlqen gjithashtu të kenë para për të blerë gjërat që duan, ndaj nuk bëni gabim nëse i bëni thjesht një zarf me para dhuratë.

Binjakët: Binjakët çmojnë çdo dhuratë që i përgjigjet intelektit të tyre. Një libër i mirë është një zgjedhje e sigurt. Kjo shenjë u jep shumë rëndësi duarve, ndaj një set me kremëra për duart, ose një unazë, do t’ua vlerësonte shumë.

Gaforrja: Gaforrja e ndjeshme vlerëson gjërat e bëra vetë si piktura, bluza të stampuara, apo një kek që e keni gatuar për të. Kjo shenjë ka një preferencë të veçantë për argjendin, ndaj çdo dhuratë prej argjendi do të jetë një zgjedhje e mirë për një Gaforre.

Luani: Luanëve u pëlqejnë gjërat madhështore, ndaj pushimet në ndonjë resort të mrekullueshme, stolitë prej floriri apo ndonjë çantë e shtrenjtë janë pikërisht dhuratat që i çojnë në qiell të shtatë. Ngjyrat e tyre të preferuara janë e kuqja, e florinjta dhe lejlaja. Nëse i blini diçka një Luani, blejani në këto ngjyra.

Virgjëresha: Virgjëreshës i pëlqejnë dhuratat praktike, ndaj sapunët aromatikë, shampot, kremërat janë mëse të mirëpritura. Dhe, meqë gjithashtu njerëzit e Virgjëreshës janë shumë të organizuar, mund të zgjidhni edhe një bllok oraresh, ama me veshje lëkure.

Peshorja: Çdo gjë simetrike dhe në barazpeshë është e preferuara e një Peshoreje, natyrisht. Ndaj një set enësh kuzhine do t’ia kënaqte syrin. Por edhe një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, me një shënim të përzemërt, do t’i linte pa fjalë.

Akrepi: Akrepët njihen për natyrën e tyre të mistershme, ndaj çdo gjë që ua fsheh në një farë mënyre fytyrën, është një dhuratë e mirë për ta. Syze origjinale, shall, kapele  janë aksesorët që Akrepëve u pëlqejnë më shumë.

Shigjetari: Shigjetarët janë nga ata që vlerësojnë më shumë hapjen e pakos sesa atë çfarë mban brenda. Por nëse një Shigjetari nuk i pëlqen ajo që gjen, të jeni të sigurt që do e merrni vesh. Duke qenë adhurues të udhëtimeve një biletë avioni, treni ose dhe thjesht një fundjavë jashtë është e mirëpritur për ta.

Bricjapi: Bricjapi karrierist çmon çdo dhuratë që ka të bëjë me statusin e tij në punë. Një laptop, një valixhe dokumetash, do të ishin dhurata e përkryer për një Bricjap në karrierë. Por Bricjapët nuk janë të dhënë vetëm pas punës; atyre u pëlqen shumë edhe të argëtohen, të qeshin, dhe kanë përgjithësisht një ‘humor të zi’, ndaj çdo film apo libër i kërij zhanri do t’i gëzonte.

Ujori: Asnjëherë nuk di ç’të presësh nga kjo shenjë e paparashikueshme, por e sigurtë është se vlerësoN çdo dhuratë që ka të bëjë me teknologjinë kështu që kompjutera, I Pad apo celularë, nuk janë aspak ide e keqe.

Peshqit: Peshqit janë fotografë të lindur, kështu që nuk gaboni aspak nëse i suprizoni me një aparat fotografik. Nëse doni t’i bëni një dhuratë romantike, nuk ka për ta refuzuar dot një libër poezish.