Këngëtarja shqiptare “i prish” dasmën këtij çifti, ja si reagon nusja

Këngëtarja shqiptare “i prish” dasmën këtij çifti, ja si reagon nusja

405
0

Këngëtarja shqiptare i prish dasmën këtij çifti, ja si reagon nusjaKëngëtarja nga Kosova Edona Llalloshi para disa kohësh ka postuar një video në profilin e saj në Instagram. Në dasmën që ajo ishte e ftuar si këngëtare ka vendosur që në bashkëpunim me restorantin dhe “bandin” e saj, t’i bëjnë çiftit një rreng gazmor.

Në dasmën e boksierit, Ylli Rashiti, kur çifti është afruar të presë tortën, ajo ka rënë në tokë. Çifti duket të jetë ndjerë shumë në siklet pas këtij momenti, por shakaja nuk ka zgjatur shumë dhe në sallë është futur torta origjinale.

Është shumë interesant reagimi i nuses, ajo është trembur fillimisht dhe nga sikleti ka vënë buzën në gaz, derisa sa Edona Llalloshi lajmëroi që ishte thjesht një shaka dhe iu kthye buzëqeshja.