Këngëtari popullor Gurri Rrokaj i Aranitasit/ Nga Gëzim Llojdia

Këngëtari popullor Gurri Rrokaj i Aranitasit/ Nga Gëzim Llojdia

674
0

1

Rapsodët janë muzikantë të cilët nuk e kanë ushtruar profesionin e tyre në shkolle apo ente të ngjashme edukative e arsimore .

Një këngë me origjinë nga populli i një vendi apo zone, i cili kalon nga tradita gojore nga një këngëtar ose brez në tjetrin, shpesh ekzistues në disa versione dhe shënohet përgjithësisht nga vargu i thjeshtë, modal melodi dhe vargu narrative. Ç’janë rapsodët. Në viset ku kemi lindur ,shkoza,panja,prralli, janë vargjet e këngës. Po rapsodi cili është? Rapsodi është ai bujku që mrih pleh në të vërtetë është kopshtari që mbjell trëndafilishte. Trëndafilishta lulëzon e kompozon lulërin . Cicërimat zogjve që shpojnë veshët. Ah i madhi Zoti kur lodron ëndrra  e shpirtit. Buke misri e bërë me hi,kulloshtër nga bagëtia. Pyjet që uturijnë nga bukuria, marrëzia e çmendur e gjinkallave,velesim shpirti me trëndelinë. Manaret uratat ku shkojnë kështu të uruarat të bekuara. Rapsodët e kësaj treve u rritën në këtë vise,me det mali me retë qumështore,me ujë stere atje ku xixëllonjat shuhen në duar,gruri aty mblidhet në  duaj. Do të kujtojë flladin që të zilepsë dhe frymëzim që merr shpirti. I gjithë ky arsenal shpirtëror pikëzohet vetëm tek ata njerëz, që shpirti i tyre uturin netëve dhe ditëve. sepse mëndja bredh sëbashku me shpirtin nëpër këtë det hapësire.

2.

A keni dijeni për këngëtarin popullor Gurri Rrokaj?Nga Cv e këngëtarit popullor:Guri Rrokaj.Vendlindja: Aranitas   Mosha: 63 Vjeç.Ditëlindja: 06 Dhjetor 1953.Shenja e Horoskopit: Shigjetari.Guri Rrokaj është një këngëtar i njohur. Ai u lind në fshatin Aranitas të rrethit Mallakastër dhe qysh në moshë fare të vogël, Guriu do të spikaste ndër shokët e moshës për zërin e mrekullueshëm dhe melodioz që e karakterizonte. Kjo kishte bërë që shpeshherë Guriut t’i hapej vendi i nderit në ahengje familajre, në koncerte apo dasma fshati. Edhe pse në Mallakastër kënga buron si gurra askush nuk arriti t’i ngjajë apo të përsërisë zërin e Guriut. Kur ishte 11 vjeç, Guriu u aktivizua me grupin artistik të shkollës 8-vjeçare “Ramiz Aranitasi”.

Tingujt që përhapen dhe përfshijnë hapësirën, rreken të ngazëllejnë çdo formësim e nocion konkret të natyrës, duke e bërë dëgjuesin që të përhumbet brenda vijës melodike apo ëmbëlsisë ritmike të vargut, në qofshin këto idilike, por edhe brenda trishtimit dhe dhimbjes, teksa dëgjon këngët – baladë, të vajit. Sepse e tillë është kënga polifonike, e tillë është muzika popullore në përgjithësi. Në të gjitha këto këngë, ai derdhi shpirtin e tij, duke përcjellë emocione të shumëfishta tek të gjithë ata që kanë shijuar interpretimet e tij. Biri mallakastriot që lartësoi emrin e origjinës së vet, Guri Rrokaj. Ai tregoi se kjo trevë ka nxjerrë në rrugën e gjatë të historisë, figura të shumta, të shquara e të spikatura që lartësohen së bashku me autoktonininë e saj. Ky potencial i Mallakastërës  është shpërfaqur nëpërmjet virtuozitetit dhe hijeshisë së vargut e këngës polifonike. Autori, promovuesi dhe këngëtari i më shumë se 400 këngëve në festivale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, është bërë një nga poseduesit e çmimeve të merituara dhe një nga korifejtë e zërit të polifonisë, armët e forta në karrierën e Guriut. Me një pamje të rëndë dhe, herë – herë të ftohtë, me zërin që e karakterizon dhe me lukun që shpeshherë ia ndryshon vetes, sheh këngëtarin – rapsod me një diapazon të gjerë dhe shumëdimensional. Ai zgjohet herët për të qenë i pari aty ku mblidhen përditë shokët e tij, për të qenë i pari në takimet që ka planifikuar në axhendën e përditshme, teksa pi gjithmonë i shoqëruar kafen e zgjimit.

3.

Në Katundisht të Përmetit në vakin e Ethem Brahimajt.Katundishta ka një drejtim të kundërt me Vjosën. Pra udhëtari nuk ecën nën impresionon e këtij lumi ujëshumë  studiuesit kanë shkruar Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë.Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km. Në dalje të Këlcyrës dhe çfarë ishte kandisur kështu o Zot ky vendth, ky qytetit i vogël mu fanit me një fshatë në udhë e sipër , ti kishin kafshuar vallë qentë udhët e tij,copë-copë,ata që edhe hënën e bëjnë copë  e cik. Pra majtas udha e asfaltuar shtrihet gjerësisht deri tej Goricë, Ballaban,fshatra me sira, njerëz melaqe,të urtë të besës po dihet ,të punës të rakisë,të muhabetit. Katundishta gjendet në  strehën e një  vargmali. Kjo rrugë ishte dikur e vetmja mbi të cilën mund të shkohej për në Këlcyrë e Përmet. Ajo zë fill në Berat dhe zgjatet më pas drejt Jugut për afër 76 kilometra. Historia e kësaj rruge lidhet sërish me bejlerët e Këlcyrës. Ishin pikërisht këta që andej nga fundi i shekullit të XVIII-të nisën të ndërtonin rrugën drejt Beratit me punë angari të fshatarëve. Gjatë luftës italo-greke të 1940, Italia e zgjeroi he e riparoi rrugën e vjetër ,thotë gazetari F.Baxhaku në një shkrim të tijën.Dhe ne te majte kur del nga Këlcyra është udha e fshatit Katundisht, ku gjendet një varr i  thjeshte i një rilindësi dëshmor i atdheut  i luftës së parë boëtërore, ndërtuar nga familjaret .Që ai varr gjendet aty është merita e Guri Rrokaj.

Guriu gjendej një verë 10 vite më parë në Borsh te Ethem Brahimaj. Ky i thotë se gjyshi i tij Zaim Muharrem Brahimaj  ishte vrarë nga grekët në luftën e parë, por nuk i  gjenin varrin e tij të vendosin një tufë me lule. Guri Rrokaj premton se sapo të kthehej në Mallakastër,do të bënte kërkime.

Dhe një ditë mërrinte përgjigjia. Vdekja shurdhon, pra u shkurton jetët. Mirëpo me Zaim Brahimin ndodhi ndryshe. Zaim Brahimi, shkonte në ftohtësirën e baltës, në thellësi të saj, 90 vite më parë kurr rrëzoi sytë në  Drizar të Mallakastrës, kur shpirti u shkëput ishte vetëm 36 vjeç dhe vdekja  nuk i erdhi nga natyra, por u rrëzua nga plumbat e shovenëve, gjurmët e të cilave dy bira kishin hapur në shpatullën e djathtë. Dëshmi e kësaj thënie mbeti, ç’varrimi   këtë vjeshtë në Drizar,  u rrëmua në varrezën e skalitur me gurë, brenda qivurit ku eshtrat e tij të patretura mbanin ende gjurmën e plumbave të shovenëve në shpatullë. Gjurmën e tyre, koha nuk e fsheu tërësisht ndonëse përsipër mbante një kapicë me dhe drizarasi. Përkundrejt sakrificës së tij në mbrojtje të tërësisë teritoriale shqiptare në 1914, regjimi i komunistëve e hoqi nga defteri më e pakta gjë, që bëri ishte ti humbte gjurmët, duke i errësuar kontributin e tij në rilindje si luftëtar i saj. Por ndonëse Zaimi bënte gjumin e përhershëm të qefinit, dy birra shenja plumbi, që e rrëzuan definitivisht, u panë në ç’varrimin e tij ishin shenja të gjurmëve të kohës, ishin gjurmë të lexueshme , që askush dot nuk i fsheh më, ato dy plumba ndonëse për 90 vjet i mbylli qefini dhe varri i pagjetur dot nga familjarët. E gjithë kjo harresë përbënte mosnjohje . Regjistruar si shtresë e pasur. Kurse i ati Muharremi ishte me influencë të madhe në Dëshnicë.

Kështu Zaim Muharrem Brahimin e vendosën në një qivur në një kodër të Drizarit. Kjo përbënte një amanet. Pak orë përpara frymës së fundit, Zaimi i kishte kërkuar bashkëluftëtarit drizaras, Sako Dervish Ymerit, ta vendosnin varroshin në kodër. Domethënia ishte e lexueshme. Djali i tij i vetëm Zeneli i ardhur nga martesa me Xhevrinë, kur të ngjitej në Trebeshinë, duke shpurë bagëtitë ta shikonte varroshin e bardhë. Kur të rritej ta rikthente në Dëshnicë, në Katundishtë , rrëzë Trebeshinës. Në të vërtetë, ai mbeti aty i kallur nën dheun e ftohtë poshtë gurëve të rëndë, po nën shoqërimin e bashkëluftëtarit të tij  Sako Ymerit nga Drizari.

Gurri Rrokaj  gjeti varrin dhe kështu familjarët e pas 90 vjetësh e transferuan në vendlindje të tij në Katundisht të Dëshnicës. Pas kësaj u shpall edhe dëshmor dhe u vlerësua madje u njoh ngase nuk njihej sepse varri i tij dhe dokumentet e familjes të zhdukura nuk e lejonin.Në vakin të ndjerit Ethem Brahimaj, nipi i  rilindasit Zaim, Gurri Rrokaj lexoi këtë poezi të tij.

“Ndërmjet nesh do rroj kujtimi/Fisniku Ethem Brahimi/Katundishta e Dëshnicës/Ra në zi për yllin e dritës./Këtu në rrëzë të Trebeshinës/ja ky vendi mes përcëllimës/priti birin e krahinës…

Me Gurin u ndamë në Këlcyrë. Mësova më vonë se i është propozuar Presidentit Nishani  për mjeshtër i madh. Në nderin e burrit të shtetit ,Nishani duhet ta dekoroj këtë rapsod të shquar,patriot dhe njeri me vlera si Gurri Rrokaj e Aranitasit.