Këngëtari i njohur: Kejsi Tola më hoqi nga “Instagrami”, gjest 15-vjeçarësh

Këngëtari i njohur: Kejsi Tola më hoqi nga “Instagrami”, gjest 15-vjeçarësh

540
0

 

Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama, i cili solli vitin e kaluar në “Kënga Magjike” një bashkëpunim me aktorin e humorit Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora. Ai ka folur gjatë për karrierën në muzikë dhe mendimet e tij personale për disa nga kolegët e tij.

 

I pyetur rreth votimit në “Këngën Magjike” Lorenci shprehet se nuk merzitet fare edhe nëse nuk votohet nga kolegët që i konsideron miq sepse e kupton situatën. I vetmi peng që i ka ngelur atij është që nuk i dha asnjë pikë Kejsi Tolës edhe pse këngën e saj e pëlqente dhe e degjonte shumë në makinë. Lorenci tregoi se pas kesaj, Kejsi e hoqi atë nga “Instagrami”.

 

“Kur e kam kuptuar më prapa si funksionon sepse unë dhe Olsi e kemi pasur debutim të parë, jam ndier keq për dikë dhe i kam thënë: Unë s’para them më fal por ndihem sikur kam bërë gabim kundrejt teje, ti duhet ta kuptosh se si është situata dhe më thotë sa mirë që e ke kuptuar që e ke prishur muhabetin. Ky person është Kejsi Tola dhe më ka hequr edhe nga “Instagrami” dhe më duket një gjë shumë 15-vjeçarësh. Nuk kam asgjë me atë, e doja fort si person dhe nuk mund t’i jepja Kejsi Tolës vetëm 5 pikë. Një nga këngët që dëgjonim më shumë në makinë unë dhe Olsi ishte kënga e saj”, shprehet Lorenc Hasrama