Këndi i dytë më i madh i lojërave na pret për argëtim...

Këndi i dytë më i madh i lojërave na pret për argëtim në Liqenin e Tiranës (FOTO)

336
0

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po punojnë për të ndërtuar një shesh të ri pushime me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Sheshi i ri po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale prej 5500 metrash katrorë.

“Këndi Tika” është quajtur vendi ku do të argëtohen fëmijën, ku u shtrua batanija greenfix, si dhe u hodh fara e barit duke krijuar oazin ekologjik për lojën e të vegjëlve.

Punimet në këtë zonë që do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, po ndërtohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).