“Kemi frikë të dalim në Shkodër”, Basha: Vrasjet duhet të zbardhen

“Kemi frikë të dalim në Shkodër”, Basha: Vrasjet duhet të zbardhen

518
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një vizitë në Malësinë e Madhe dhe ka takuar qytetarë të ndryshëm. Kreu i PD gjatë vizitës së tij u ndal në një biznes, ku përveç temës së taksave ka folur dhe për situatën në të cilën ndodhet kriminaliteti në qytetin verior.  Një qytetar i tha kreu të opozitës se ai ndiente frikë pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Shkodër. Nga ana tjetër Basha u shpreh se ngjajret duhet të zbardhen sa më shpejt, pasi janë përfshirë njerëz të pafajshëm në zinxhirin e vrasjeve.

 

Qytetari: Kemi frikë të dalim në Shkodër të pimë kafe…

 

Lulzim Basha: Dhe thonë që bandat le të hanë kokën e njëri-tjetrit, si qeveria si Policia. Duhet zbardhur ato vrasje, pasi ka njerëz të pafajshëm të përfshirë pa dashje, janë vrarë njerëz që kanë luftuar për demokraci.

 

Të shtunën në Shkodër u vranë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, pas një atentati që iu bë sapo dolën nga banesa e tyre në lagjen Kiras. Pak ditë më parë me breshëri automatiku u ekzekutua dhe biznesmeni Ferdinand Polia. Këto ngjarja kanë sjellë dhe njëherë pasiguri në Shkodër, dhe kanë shkaktuar debate mes palëve politike.