Katrougalos, gjatë vizitës në Nju Jork, pritet me protesta të ashpëra nga...

Katrougalos, gjatë vizitës në Nju Jork, pritet me protesta të ashpëra nga Greko-Amerikanët

499
0

Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme te Greqise, Giorgos Katrougalos, i cili ndodhet keto dite ne SHBA, ku do të marrë pjesë në konferencën e vendeve anëtare të NATO-s, e cila do të mbahet në kryeqytetin amerikan Washington D.C., me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (1949), u ndal dje në një takim me studentët dhe pedagogët e Universitetit Columbia në Nju Jork. Giorgos Katrougalos me kete takim fillojë kontaktet e tij në Nju Jork, ku të hënën më 1 prill ai dha një fjalim në Universitetin e Kolumbisë, mbi Marrëveshjen e Prespës dhe perspektivat që ajo krijon në Ballkan. Në të njëjtën ditë, ai ishte folësi kryesor në një aktivitet të organizuar nga “Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme”, në temën e rolit të fuqizuar rajonal të Greqisë dhe marrëdhëniet e përmirësuara midis Greqisë dhe SHBA.