Është zyrtare! Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e filmit të James Bond

Është zyrtare! Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e filmit të James Bond

437
0

Prej kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme, Dua Lipa, do të jetë pjesë në filmin e fundit të Daniel Craig. Por tashmë gjatë një konference për mediat e huaja, u bë e ditur zyrtarisht se Lipa do të regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond. “Express” shkruan se klipi do të filmohet në Matera të Italisë, ku do të zhvillohet finalja e filmit. Burimet treguan se këngëtarja do të qëndrojë në Savelletri, më pas do të transferohet në provincën e Matera-s, dhe pastaj në Sassi të Matera, për të realizuar kolonën zanore të filmit. Ndërkohë kujtojmë se kolonat zanore të filmit të njohur janë realizuar ndër vite nga Adele, Jack White dhe Chris Cornell. Sam Smith ishte i përzgjedhuri për filmin e fundit Bond, “Spectre”, në vitin 2015. Për këngën “Writing’s On The Wall” ai fitoi edhe çmimin “Oscar” për Këngën më të Mirë Origjinale, në vitin 2016.