Katër vite pas vrasjes së 48 rusëve në Odesë

Katër vite pas vrasjes së 48 rusëve në Odesë

424
0

Sot, më 2 maj, mbushen katër vite nga një prej ngjarjeve më tragjike të konfliktit ukrainas. Siç dihet, në këtë ditë në vitin 2014 neonazistët, përfshirë këtu edhe simpatizantët e grupit radikal “Sektori i Djathtë”, i vunë zjarrin Shtëpisë së Sindikatave në Odesë të Ukrainës, ku ishin bllokuar dhjetëra njerëz të paarmatosur. Si rezultat i këtij aksioni barbar, 48 njerëz humbën jetën: shumica u dogjën të gjallë, ndërsa shumë të tjerë vdiqën pasi kërcyen nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve. I vetmi faj që kishin viktimat ishte që e shprehën hapur qëndrimin e tyre qytetar kundër grushtit të armatosur antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014, i cili i vuri në rrezik të drejtat e popullsisë rusishtfolëse dhe të rusëve etnikë në Ukrainë. Deri tani, katër vite pas tragjedisë, qeveria në Kiev ende nuk ka kryer asnjë hetim objektiv të këtij krimi. Sipas raportit të Grupit konsultativ ndërkombëtar të Këshillit të Evropës për Ukrainën, hetimi që gjoja u krye nga Kievi nuk është fare në përputhje me dispozitat e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Madje, rezultatet e ekspertizës kriminalistike rreth shkaqeve të vdekjes së viktimave nuk janë publikuar kurrë, kurse organet ligjzbatuese në Ukrainë ende nuk kanë identifikuar personat përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë, i cili ka të gjitha karakteristikat e një krimi kundër njerëzimit. Pra, pandëshkueshmëria e autorëve të zjarrvënies në Odesë mbetet fakt. Dhe çuditërisht, Kievi zyrtar dhe disa vende perëndimore vazhdojnë të bëjnë sikur kjo është diçka normale. Pala ruse e konsideron këtë situatë si të patolerueshme. Jemi të bindur se i gjithë komuniteti botëror, të gjitha vendet e qytetëruara duhet të kërkojnë nga pala ukrainase që të realizojë një hetim të gjithanshëm të ngjarjeve në Odesë. Nëse nuk bëhet kjo, në asnjë mënyrë komuniteti ndërkombëtar nuk është në gjendje të flasë për përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit. Tragjedia e ndodhur në Odesë duhet të hetohet më në fund siç duhet që fajtorët e vdekjes së dhjetëra njerëzve të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar. Indiferencën ndaj krimeve, të cilat janë të ngjashme me mizoritë e nazistëve të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, e shohim si absolutisht të papranueshme dhe në kontradiktë me deklaratat e vazhdueshme të vendeve perëndimore dhe aleatëve të tyre për domosdoshmërinë e normalizimit të situatës në Ukrainë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për rusët e pafajshëm të vrarë nga barbarët ukrainas.