Karta Blu që ju lejon të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian:...

Karta Blu që ju lejon të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian: Ja si mund të aplikoni

616
0

Popullsia e Europës është duke u plakur me ritme shumë të shpejta dhe është bërë e nevojshme të mbetet një destinacion tërheqës për punonjësit e specializuar. BE po përballet me mangësi në krah pune në disa sektorë dhe deri në vitin 2020 mund të ketë nevojë për 756 mijë punonjës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si edhe rreth 1 milion profesionistë në fushën e shëndetësisë. Për këtë arsye, Parlamenti Europian po punon për të përditësuar rregullat që thjeshtëzojnë marrjen në punë të këtyre punonjësve që jetojnë jashtë vendeve të Bashkimit Europian. Karta Blu është një dokument identifikimi që shërben pikërisht për të treguar lejen e qëndrimit dhe të punësimit, por fatkeqësisht nuk është shumë e njohur dhe publicizuar nga vendet anëtare. Disa vende preferojnë të përdorin sistemin e tyre kombëtar, ndërsa vende të tjera thjesht nuk përfitojnë nga ky sistem. Nëse në vitin 2015, u pajisën me këtë kartë vetëm 17,106 punonjës, kryesisht në Gjermani, për të rritur apelin e saj, ajo do të bëhet më e thjeshtë për t’u marrë. Kjo nënkupton që do të ketë një pagë dysheme më të ulët, kontrata më të shkurtra nga 12 muaj në 6 muaj dhe dhënie ndihme për të diplomuarit në sektorët ku ka më shumë nevojë. “Kjo nuk është një skemë për migracionin masiv. Ai do të jetë migracion i targetuar për të mbushur disa hapësira në punë specifike. Me Kartën Blu të rishikuar, Europa do të fitojë më të mirët dhe më të zgjuarit e botës”, shprehet Claude Moraes, eurodeputet Kushtet që duhen përmbushur për të aplikuar për një Kartë Blu të Bashkimit Europian. Duhet të provosh se ke një kualifikim të lartë profesional, duke treguar një kualifikim edukimi të lartë si psh. një diplomë universiteti të akredituar në BE. Disa shtete pranojnë edhe thjesht të paturit 5 vjet eksperiencë pune në fushën specifike. Duhet të punosh si një nëpunës, nuk lejohen të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit. Rroga vjetore duhet të jetë e lartë, të paktën sa 1.4 herë mesataren e rrogave vjetore në atë shtet. Duhet të prezantosh një kontratë pune ose një ofertë pune që të mban në BE për të paktën gjashtë muaj

Duhet të kesh dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Si edhe siguracion shëndetësor për veten dhe të afërmit që mund të udhëtojnë në BE me ty. Duhet të vërtetosh se plotëson kërkesat ligjore për të praktikuar profesionin tënd, në vendet ku kjo gjë kërkohet.  Aplikimi bëhet nga personi ose nga punëdhënësi pranë autoriteteve përgjegjëse në vendin ku dëshirohet të punohet. Kohëzgjatja e Kartës Blu, rroga minimale vjetore dhe tarifa për secilin vend anëtar varion dhe mund ta verifikoni këtu. Bashkimi Europian gjithashtu ka vënë në dispozicion një portal punësimi ku mund të kontrolloni pozicionet vakante dhe kërkesat specifike të punëdhënësve.

 

/SCAN