Kapet me 57 kg DROGË, arrestohet 27 vjeçari shqiptar në Greqi

Kapet me 57 kg DROGË, arrestohet 27 vjeçari shqiptar në Greqi

434
0

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili është kapur me 57 kilogram marijuanë.

Droga u kap ne Trikorifo, në zonën e Igumenicës.

Policia greke ka pikasur nje shtetas shqiptar 27-vjec, i cili po ruante një sasi droge në një zone me shkurre ne kufirin e gjelber.

27-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u arrestua dhe iu sekuestruan 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë si dhe një celular.