Kanellë dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë natyrale për të trajtuar rrudhat

Kanellë dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë natyrale për të trajtuar rrudhat

155
0

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët. Kjo erëz rekomandohet gjerësisht për shëndetin e lëkurës, sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

Trajtimi natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat. Kanella është e pasur me antioksidantë. Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën. Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme. Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri. Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kanellë dhe mjaltë, mënyra më e thjeshtë natyrale

Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj. Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës. Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës.

Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë. Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës. Kanella rekomandohet gjërësisht edhe kundër rrudhave të moshës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.