Ka disa dite sikunder dhe me pare qe skajet politike te mazhorances aktuale atakojne njera-tjetren. Shqiptaret po i degjojne live me batuta e shpoti, me nervozizem e histeri bemat e koalicionit qe fundosi per 4 vite ekonomine e internoi nga Atdheu rinine. Po a do zgjase pergjithmone kjo “armiqsi” dhe a eshte realisht nje rrefim i sinqerte i secilit. Une jam e sigurt se jo! Vete karakteri i lidereve PS-LSI, deshmimi I historise se tyre dhe forcave politike qe perfaqesojne nder vite na tregon se kjo eshte nje loje taktike per te grabitur me mashtrim, me blerje e pergjerim voten e shqiptareve. Ketij stani çakejsh qe Shqiperine e trajtojne si kerme te cilen duan ta shqyejne deri ne copen e fundit do ti bashohen pas zgjedhjeve edhe Blusher, Toper, Bojaxhi e Teneqexhi…! Kjo matematike e zeze nuk duhet ti genjeje demokratet e shqiptaret ne mazhorance te cilet ne tehun e asgjesimit te demokracise dhe ne kufijte ekstreme te skamjes e varferise kerkojne nje rruge te re shpetimi nje Republike te re zhvillimi. Jo vetem ne politike por dhe ne luftra te egra mizore kane ekzistuar e do ekzistojne marreveshje. Ato udhetojne bashke me demokracine, me historine. Por marreveshjet nuk mund te anojne shenjestren politike te demokrateve dhe shumices se shqiptareve. Objektivi eshte largimi me vote, neveritja e ketij regjimi kleptokratik, kriminal, korruptiv i cili boterisht po na radhit me vendet e globit qe akoma perjetojne prehistorine humane. Ne jemi Partia Demokratike qe kemi jo vetem motiv e ego njerezore per tu rikthyer ne pushtet. Ne disponojme gjithe fuqine njerezore e programore por dhe shkaqe deri hyjnore te ndalojme shkaterrimin fatal te Atdheut. E kemi treguar ne historine tone edhe ne momente shume me te veshtira e aspak opurtune se dime e mund re ngrihemi si Ante. Ndaj keto dite qe kane ngelur deri me 25 Qershor le ti leme ujqerit e uritur ne kacafytjen e vet here te vertete e me shume te trukuar. Le te trokasim secili e te gjithe bashke ne porten e ndergjegjes te çdo shqiptari. Tu tregojme atyre se jemi serioz ne projektin tone te nje Republike te Re, jo me sllogane por me vullnet dhe programe. T’ju shpjegojme atyre se stani i mazhorances nuk eshte gje tjeter vecse nje bande piratesh qe jeton per tu pasuruar here duke u puthur e here duke u kafshuar! Data 25 qershor eshte afer. Afer, kurre me afer nuk ka qene dhe realizimi I projektit opozitar-qytetar per Republiken e re. Mashtrimi Rama-Meta perfundon me 25 qershor e truket e batutat e tyre genjeshtare e tymuese ngelin relike si Kurbani.