Kamioni përplas një biçikletë, plagoset rëndë drejtuesi

Kamioni përplas një biçikletë, plagoset rëndë drejtuesi

385
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ai ishte duke lëvizur me një biçikletë mëngjesin e sotëm, kur është përplasur nga një kamion në unazën e qytetit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45.

I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa është ndaluar drejtuesi i kamionit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.