‘Kambanat ranë për ata që s’kanë vesh’, Artan Hoxha bën deklaratën e...

‘Kambanat ranë për ata që s’kanë vesh’, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Policia e Shkodrës është kthyer në ndërmarrje funerale…të gjithë e dinë kush janë VRASËSIT

588
0

Gazetari i investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali.

Sipas Hoxhës kjo e sotmja është thjesht kronika e një vrasje të paralajmëruar.

‘Kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë vesh, dhe kur s’ ke vesh bilanci dihet. Kjo e sotmja është thjesht kronika e një vrasje të paralajmëruar.

Policia e Shkodrës, që është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugeve të qytetit, deklaron se autorët janë të panjohur dhe kane ikur në drejtim të paditur’, shkruan Hoxha.

Sipas gazetarit, ‘gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit dhe në çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në çfarë shtëpie janë duke ndjekur lajmet mbi vrasjen në tv’.

Postimi i plotë:

Kambanat rane per ata qe s’kane vesh!!!!

Ekzekutohen vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numer 10 dhe 11 te nje seriali vrasjesh qe nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci qe mbante ne preher foshnjen e saj.

Kambanat e alarmit rane per ata qe nuk kane vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet…

Kjo e sotmja eshte thjeshte kronika e nje vrasje te paralajmeruar…

Policia e Shkodres, qe eshte kthyer ne ndermarrje funerale, pasi vetem mbledh kufoma rrugeve te qytetit, deklaron se autoret jane te panjohur dhe kane ikur ne drejtim te paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnje vrasje e zbuluar, asnje emer autori, asnje vrases ne burg. Per zinxhirin komandues te policise se Shkodres, nese nuk kujtohet kush tu largoje nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen se me keq se kaq nuk ka ku shkon.

Ne te vertete gjithe Shkodra e di kush jane vrasesit dhe ne cfare drejtimi kane ikur, madje dhe ne cfare shtepie jane duke ndjekur lajmet mbi vrasjen ne tv.

Vëllezërit e ekzekutuar sot në Shkodër:

55686898_2089354707768853_1149848468391460864_n.jpg