Kalifornia goditet nga një tërmet u fuqishëm

Kalifornia goditet nga një tërmet u fuqishëm

360
0

Kalifornia jugore në SHBA, u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit, por zyrtarët thanë se kishte vetëm lëndime të lehta të disa personave, dhe disa dëmtime të objekteve. Epiqendra e dridhjeve ishte afër qytetit të Ridgecrest, rreth 240 km në verilindje të Los Anxhelosit. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që goditi Kaliforninë, në 20 vjetët e fundit. Zjarrfikësit thanë se po siguronin ndihmë, dhe po përballeshin me zjarre, brenda dhe përreth qytetit. Kryebashkiaku i qytetit, Peggy Breeden, i tha CNN-it, se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në Twitter se situata është nën kontroll. “Jam plotësisht i informuar mbi tërmetin në Kaliforni të Jugut. Të gjitha duket se janë nën kontroll!”, shkroi Trump. Tërmeti ishte më i madhi në Kaliforni të Jugut që nga viti 1999, kur tërmeti Hector Mine me magnitudë 7.1 goditi bazën e Trupave Detare Twentynine Palms.