KALI, KALORËSI DHE KALËRIMI NË KULTURË

KALI, KALORËSI DHE KALËRIMI NË KULTURË

477
0

(…..E këshilluar për lexim ,veçanërisht për ata që janë kurioz të dinë

se ç’ndodhi me:”KALI DHE TEATRI”, publikuar të dielën e kaluar!…17/05/2020)

 

Propozimi im për kalëteatrin e tvkalorësin nuk kishte aspak nevojë për publicitet,por unë nuk desha ti lë asgjë rastësisë dhe me dëshirën e atyre që s’duan të pranojnë të jenë “askushi ” dhe bëjnë sikur bëjnë diçka që të duken “dikushi” ,desha të interesohem për fatin e tij!

Por,çuditërisht për mua,i mësuar me burokracinë nga kjo anë e Adriatikut,një breshëri telefonatash nga Bashkia e Tiranës,më bënë të ndryshoj plotësisht opinion dhe më erdhi turp nga vetja për informacionet e pathemelta!(Mqs flasëm për ndërtimet)….Më erdhi shumë turp; ne jemi mësuar të thërrasëm tolerancën e të tjerëve për ne,tonën për të tjerët,por jo tonën për vetveten!…Nuk po përmbahesha….më erdhi një dëshirë…ti jepja vetvetes një të pështyrë…jo në trup,më mirë në fytyrë….po s’mu ndodh pranë asnjë pasqyrë….e s’kisha kohë të dilja kundër erës në natyrë!…

Nga këto mendime ,më shkundi vet Krye/B.(bashkiaku) në lidhje të drejtpërdrejtë në bashkëbisedim me Skype !…

“-Për transparencë dhe par condicio denjova këtë bisedë interlocutore,sepse ju kini bërë një interesting proposal-më tha KB -por,duhet të qartësojmë disa pika….in primis ,linguaggi-ua juaj i prezantimit të materialit është shumë i varfër(very poor!)…është gati e pamundur për të mos thënë absurde ,të arrijmë të kuptojmë një tekst shqip,vetëm me fjalë shqipe!”

….E pashë që kisha mbetur shumë mbrapa me komunikimin,kështu për të maskuar injorancën time,vura një IPad(hapur te google përkthimi)në njërën anë të kompiuterit e një fjalor italisht-shqip-anglisht në anën tjetër,për tu konsultuar kur të ishte e nevojshme,natyrisht të mos i binin në sy KB-së….U ndjeva me fat që nuk përdorte fjalë të gjuhëve të vdekura,latinisht dhe greqishte e lashtë dhe as kinezçe!…

“-Dhe as kini saktësuar përmasat e veprës”- rifilloi bisedën

“-Po,kini të drejtë”-i thashë me servilizëm(në fakt unë mendoja të kundërtën,se e kisha spjeguar,por nuk desha të filloj bisedën duke e kundërshtuar!)…Dhe në moment u mundova të kujtoj ndonjë fjalë ose togfjalësh të përdorura nga intelektualët, që edhe pse nuk përkasin repertorit tim,më bëjnë të jem i pranueshëm në bisedë,por nuk më vinte në mend asnjë,kështu u detyrova të flas me fjalët e mija!

“-Për sa i përket përmasave”-fillova të spjegoj unë “-jam i mendimit,të mos ta egzagjerojmë shumë,siç e kemi ne zakon ti egzagjerojmë gjërat!…Vërtet gjatësia dhe gjërësia janë të kushtëzuara dhe s’kemi ç’bëjmë nqs nuk duam të rrëzojmë objekte të tjera,ndërsa qielli është yni dhe mund të arrijmë deri ku të duam ,por duhet ti përmbahemi një parimi(“principle”më korrigjoi ai)…

Nuk them ta bëjmë sa kali amerikan(American horse)pra,sa një godinë 5-6 katëshe,do të ishte e pakonsiderueshme për rastin tonë,nuk them të mos u bëjë hije gjithë objekteve të kryeqytetit,por insistoj (i pëlqeu kjo fjalë)të mos t’i bëjë hije Malit të Dajtit!….Për arsyen e thjeshtë,se mali i mësipërm,më shumë se mal është një maluc jodomethënës,pa histori;ndryshonte puna po të ishte një mal si Tomorri ,që ka lidhje me fenë,ose ndonjë mal nga ata të jugut ,ku ka patur ujkonja folenë!”

….Duket se i pëlqeu arsyetimi im ,se menjëherë e çoi bisedën te kalorësi:”-Mirë sagomën(trupin, për ne)e kalit që do ta shfrytëzojmë për teatër,po atë të kalorësit?”-pyeti.

Unë mendoja se kisha qenë i qartë në propozimin tim,por ai deshi të spjegohesha më mirë(explain better!) ….Me sa kujtoj,pak a shumë i thashë :Me “një teneqe përmbys” në kokën e K/K(kryekalorësit) nënkuptoja një parabol tv dhe pjesa tjetër vinte logjikisht:Nqs trupi i kalit ishte për një “T” të Tiranës,teatrin,trupi i kalorësit ishte për “T” tjetër të Tiranës ,televisionin: një kanal tv interplanetar EnEdEr-chanel ,ose Tri-E chanel ,për të pasqyruar të kaluarën,të tashmen dhe të ardhmen e universit!..

Mu duk se i pëlqeu dhe ky lloj arsyetimi,sepse për ta thënë me fjalët tona,bisedën e çoi te kriteri i zgjedhjes së kafshëve që do t’i vrisnin mizat k/k(kryekafshës) dhe sidomos mbikryekafshës!….

….I thashë që do t’i zgjidhnim jo vetëm sipas meritopularisë dhe onomatopeizmit ,por edhe duke u mbështetur në ligj.:”Kafshët janë të gjitha të barabarta,por disa kafshë ,janë më të barabarta se të tjerat!”(*)

Dhe konkretisht,në krah të djathtë derri ,por jo një derr i zakonshëm por vetë KD(kokë derri),pranë tij ujku dhëmbërarë duke mbajtur për dore,si bastun pleqërie,një çakall të bukur por të vobektë; në krahun e majtë sorkadhja,po jo një sorkadhe e zakonshme vet KS(kryesporkadhja) dhe pranë saj një tjetër katërkëmbësh,nuk kuptohet se është një apo dythundrak,por,që ka aftësi të veçanta për të parandier tërmetet!…Antilopa(ti përshtatej në mënyrë të plotë pjesës së parë të emrit dhe në mënyrë të pjesëshme të dytës) bashkë me kaun (dem i tredhur sipas fjalorit të gjuhës shqipe)plotësisht steril duhet të vendseshin te bishti i kalit,kështu mund të lëviznin sipas florrezatimit të diellit,majtas ose djathtas bishtit)…

Ndërsa kafshët e tjera do të prezantoheshin me statuja me rrota që mund tu ndërronim vendin,pa ndërruar funksionalitetin!…Në këtë kategori do të përfshiheshin një ose disa qen ,por të jenë tamam qen bir qeni;një ose disa gomar por të jetë plotësisht kërriç gomari;Ca lepuj,ca kunadhe dhe ndonjë dhelpër!(Nuk ka nevojë për shumë dhelpëra,se të gjithë janë dhelpërakë!)….

Që kafshët të gjenden mirë,të mbjellëm dhe ca shkurre(mqs pemë ,rrepe ,kemi mbjellë në vend tjetër) të mbjellëm murriz e dëllënjë…..”-Po shqop?”-pyeti ai,”-Le të jetë një copë!”-i thashë unë.

Kam ndërruar mendjen për fluturakët,më duket e pamoralshme jo vetëm për lakuriqsinë(nuditetin)që është përgojuar shumë kohët e fundit,edhe pse jo të gjitha janë kështu,por mbi të gjitha për faktin që që në mënyrë figurative mund të fluturojnë më lartë se më i larti!…Bën përjashtim papagalli,që në memorjen tonë mund të fluturojë,brenda kafazit!…

Në fund,por jo për nga rëndësia (“last but not list”-siç tha ai)në pjesën e përparme të veprës ose në gjoksin e kryekalorësit(siç ta gjykojë ai) të shkruajmë me shkronja tri emërshe,pardon,tre metërshe:

“POLITIKA TA SHPIF ËSHTË SHPIFJE POLITIKE!”

(Të jem i sinqertë me ju,mirësjellja ime vërtet ishte pak shtirur,por brenda kishte vetëm elementë të diplomacisë,jo të diabolizmit!…)

E pashë që pothuajse për gjithëçka u bind dhe i pëlqeu….por nuk e kënaqi!….Kisha dhe një kartë në xhep!…”-Natyrisht”-i thashë “-kjo do të jetë vepra më me famë,deri sa të ndërtohet mbi shembjen Ajo Tjetra!…Qendrën e Tiranës nuk mund ta lemë kështu përgjysmë,pas pak,radhën e ka Muzeu Kombëtar,tashmë gati për të rarë dhe në vendin e tij një elefant e mbi elefant një ergjigant!…”(U mundova të mos i kujtoja historinë e Pirros,për të mos hapur një rivalitet tjetër si ata të kalit)

….Sytë i shkëlqyen,do t’ja kalonte dhe të gjatit!

Po shihte veten,në kurriz të elefantit!….

….Mora dhe unë pak shkëlqim,nga shkëlqimi i syve të tij ;pak kënaqësi ,nga kënaqësi e tij!…U ndjeva ngushtë, desha t’ja kthej përsëri!…

“-Duke u kthyer te kalëteatri e tvkalorësi,” -i thashë,po nuk e di se më dëgjonte-“vulën e realizuesit të veprës do ta shkruajmë në të katër potkonjtë e kalit:”E-SH” ….”E-të SHQIPTARE!”

“-All right,all right ,all right!”….”Ok,ok,ok”-përsëriti në një formë tjetër miratimin….-

(Koincidenca e siglës së sipërme me inicialet e mia, është rastësisht e rastësishme)

Edmond Shenaj

 

(*)George Orwell -Animal Farm