Kajmaku në kërkim, habit avokati: S’ka arsye për tu dorëzuar, e vetmja...

Kajmaku në kërkim, habit avokati: S’ka arsye për tu dorëzuar, e vetmja gjë që mbetet, t’i shmanget represionit të Policisë

374
0

Isuf Shehu, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, ka habitur me deklaratën e dhënë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se klienti i tij s’ka arsye për tu dorëzuar.

I ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, Shehu ka thënë se Policia po bën represion për arrestimin e Agim Kajmakut, ndërsa sipas tij, Gjykata nuk ka ende vendim për qëllimin e arrestimit dhe shpalljes në kërkim.

“Nuk ka arsye pse të rishfaqet kemi një represion dhe masa të pa arsyeshme, të pabazuara dhe jo në qëllime të ligjshme. Fakti është që ka mbi 100 procedime penale për falsifikimin e kësaj natyre dhe asnjëri nuk ka shkuar para ndjekjes penale dhe në këto kushte. Ditën e diel në banesën e tij shkuan rreth orë 05:00-06:00 forca të shumta policie. Kajmaku nuk kishte arsye pse të mos lajmërohej në momentin që paraqitej kërkesa në gjykatë”, ka thënë avokati Isuf Shehu, akovat i Agim Kajmakut.

Më tej, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, ka shtuar se forca të shumta policie kanë rrethuar të dielën shtëpinë e Agim Kajmakut dhe nuk pa mandat.

“Më parë ka pasur një përcaktim ku shkoje para gjykatës dhe vlerësohet masa. Unë edhe sot nuk jam në dijeni të argumentit të gjykatës për përmbajtjen gjykata thotë se nuk e vendos në dispozocion. Në momentin që të paraqiten forca të shumta dhe të rrethojnë shtëpinë për paraqitjen e tij, të nxjerrin urdhrin, dokumentin. E vetmja gjë që të mbetet është t’i shmangesh kësaj. Ne kemi filmimet e kamerave rezulton që policia nuk paraqiti asnjë dokument. Kjo gjë mund ti ndodhë edhe Presidentit, që forca të shumta të rrethojnë banesën pa të dhënë asnjë arsye. Këtu jemi në kushtet që nuk di asgjë, nuk të jepet asnjë dokument”, është shprehur avokati i Agim Kajmakut.

Kujtojmë se, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ëhstë shpallur në kërkim pas urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e tij, sespe kishte fshehur dënimin në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.