Kadastra lë pa punë dy drejtorët e ALUIZNI-t dhe Hipotekave, kush u...

Kadastra lë pa punë dy drejtorët e ALUIZNI-t dhe Hipotekave, kush u vendos në krye të ASHK-së

465
0

Emërohet drejtori i Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Rajonale e Durrësit, LirIdon Pula. Largohen dy drejtuesit Arben Isaku i ALUIZNIT të Durrësit dhe ZRPPP, Florian Alimadhi, në vend të tyre emërohet Liridon Pula drejtor i ASHK. Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto. Pula, drejtori i ri i ASHK-së vjen nga Tirana, duke lënë me kokë mënjanë shumë kandidatë që ka Durrësi për të drejtuar këtë institucion. Si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, u përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.