‘Ka vrarë fëmijë’, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Rezarta Shkurtës: Radhën për të...

‘Ka vrarë fëmijë’, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Rezarta Shkurtës: Radhën për të ‘kënduar’ në Gjykatë e ka partnerja e trafikantit

643
0

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha i është përgjigjur akuzave të Rezarta Shkurtës një ditë më parë.

‘Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Më herët Rezarta Shkurta iu përgjigj një postimi të bërë nga Sali Berisha, ku etiketohej burri i saj, Ermal Hoxha. Këngëtarja shkruante drejtuar ish-kryeministrit, që të mos merret me nipin e Enverit, por me djalin e tij, që sipas saj ka vrarë qindra fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.

Përmes reagimit të tij, Shkëlzeni ka lënë të kuptohet se do të ngrejë padi kundër këngëtares Shkurta, për deklaratën e kësaj të fundit.