Ka thënë se do i rregullojë jetën, Alketa Vejsiu i bën surprizë...

Ka thënë se do i rregullojë jetën, Alketa Vejsiu i bën surprizë ‘tarameles’ në fshat

657
0

Xheison Bafti është vogëlushi i edicionit të dytë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, i cili mori vëmendjen e publikut pasi s’mund të shqiptonte dot shkronjën ‘k’.

 

Më herët, Alketa Vejsiu është shprehur publikisht se ka ndërmend t’i rregullojë jetën vogëlushit nga Mushqetaja.

 

Ditën e sotme Alketa ka shkuar për t’i bërë një surprizë në fshatin ku Xhejson jeton.

 

Në videot e publikuara në Instastory, moderatorja ka preferuar të mos e tregojë ende se për çfarë surprize bëhet fjalë.

 

Moderatoja ka filmuar momente gjatë rrugës për në Mushqeta, derisa gjeti shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit.