Julian Ahmataj trajneri i ri I Tiranes

Julian Ahmataj trajneri i ri I Tiranes

388
0

Tirana do t’i besohet një tjetër ish-futbollisti të saj. Edhe pse elbasanas, Julian Ahmataj ka dhënë kontribut të konsiderueshëm te bardheblutë, në fushën e blertë.

Tashmë, me bekimin e presidentit Refik Halili, 40-vjeçari do të mundohet të bëjë më shumë në rolin e trajnerit.

Pra, klubi 24 herë kampion i vendit ka vendosur të caktojë pikërisht Ahmatajn, pauses të Ardian Memës në stolin e kryeqytetasve.

Pritet që në stërvitjen e sotme të bëhet edhe prezantimi i tij, para se të nisë punën me bardheblutë, që priteshin të ishin pretendentë në këtë sezon, por luhatjet e herë pas hershme i kushtuan vendin e punës trajnerit (të shkarkuar dje), Mema.

A do të ndryshojë situata me Ahmatajn në stol? Të tilla lëvizje synojnë pikërisht këtë gjë, ngaqë në futboll është më e lehtë të bëhet kurban trajneri, sepse nuk mund t’i largosh lojtarët.

Janë pikërisht këta të fundit nën akuzë nga tifozët bardheblu, se kanë formuar klane në skuadër dhe e sabotuan punën e Memës.

Mbetet të shihet se sa do ta gjejë gjuhën e përbashkët me grupin trajneri i ri, i cili për nga mosha është shumë afër disa “senatorëve” të Tiranës, që erdhën në verë si shpëtimtarë, por janë vënë në qendër të kritikave.