Këngëtari i viteve ’90, Dashnor Diko do të mbahet mend gjithmonë për hitet e tij si ‘Ëeekend’ ‘Telefoni Anonim’, apo më e njohura ‘Si Banania’. I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ai ka qenë i shoqëruar nga dy djemtë e tij Bobi dhe Xhoni.
Ata kanë folur për marrëdhënien që kanë së bashku, por nuk kanë munguar as pyetjet nga muzika.
I pyetur nga moderatorja për arsyen e shkëpytjes nga muzika, Diko u përgjigj:
‘Për mua ishte kështu e papritur një ftesë nga njerëzit e familjes sime, për t’i hyrë biznesit. Ishte një variant që doli papritur, normale që ishte diçka e panjohur për mua. E mora këtë iniciativë dhe them se bëra mirë deri diku. Një ndihmë e madhe shumë për mbarëvajtjen e familjes nga ana ekonomike. Por është një fushë që do shumë punë, vëmendje, përkushtim por them se kam bërë mirë’.