Jonida dhe ekipi i saj nisin përgatitjet për finalen e “Eurovision”

Jonida dhe ekipi i saj nisin përgatitjet për finalen e “Eurovision”

433
0

Jonida Maliqi sonte do të performojë në finalen e “Eurovision”.

 

Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” është gati për tu paraqitur në skenën e “Eurovisionit”, shkruan lajmi.net.

 

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregon se ajo dhe ekipi i saj kanë filluar përgatitjet për natën finale.

 

Jonida ka performuar në natën e dytë gjysmëfinale, duke bërë publikun të emocionohet nga performanca e saj.

 

Kujtojmë se sonte (e shtunë) mbahet finalja e “Eurovision 2019” në Tel Aviv, ndërsa Jonida do të këndojë e dyta.