Jo lehtësime bizneseve që kapen me produkte të skaduara, Komisioni i Ekonomisë...

Jo lehtësime bizneseve që kapen me produkte të skaduara, Komisioni i Ekonomisë rrëzon projektligjin për faljen e gjobave (DEBATI PRO-KUNDËR)

397
0

Mbedhja në Komisionin e Ekonomisë mbi diskutimin e projektligjit për faljen e gjobave të AKU mbi bizneset që tregtonin produkete të skaduara

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot ligjin për faljen e gjobave nga AKU për bizneset që u kapën me mallra të skaduara.

Por mbledhja u shoqërua me debate dhe qëndrime të kundërta.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj argumentoi projektligjin që propozoi për faljen e gjobave, duke deklaruar se bizneset janë lënë me qëllim në paligjshmëri për tu zhvatur dhe një gjë e tillë është pranuar prej vitesh në mënyrë të hështur.

‘Nuk kam bërë përllogaritje aritmetike të vlerës së gjobës. Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Kjo do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor  ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite.

Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur,’ tha Beqja

Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për rrëzimin e ligjit të propozuar nga Beqaj, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që u kapën me mallra të skaduara.

Sipas tij të gjithë janë të barabartë ndaj ligjit dhe kurrsesi falja e gjobave nuk mund të vijë pas një periudhe intensive aksioni kundër informalitetit lidhur me sigurinë ushqimore.

‘Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues.

Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore’, kundërshtoi Ahmetaj.

Pas debatit Beqaj-Ahmetaj, deputetët votuan pro rrëzimit të këtij projektligji.