‘Jetoj me nënën dhe gruan e parë të babait’, ish-banori i ‘Big...

‘Jetoj me nënën dhe gruan e parë të babait’, ish-banori i ‘Big Brother’ rrëfehet si kurrë më parë

561
0

Vesel Kurtishaj është një nga ish-banorët e Big Brother që vazhdon të jetë aktiv në media, ndonëse ky program po bën vite që ka përfunduar. Së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Rudina’, Veseli ka folur për karrierën e tij dhe për jetën private. Ndër të tjera, ai ka ndarë dhe një histori të   veçantë të familjes së tij. Babai e ka lënë Veselin në moshën 7-vjeçare pasi ndërroi jetë dhe ai ka jetuar me të ëmën dhe gruan e parë të babait, të cilën e thërret gjyshe. ‘Babai im më ka lënë në moshën 7-vjeçare pasi ndërroi jetë. Unë kam jetuar me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime, nënën time dhe gruan e parë të tim ati. Këtë të fundit e kam quajtur gjithmonë gjyshe dhe si të tillë e kam njohur sepse më ka dhuruar shumë dashuri gjithmonë.

Screenshot_2.png

Shpesh na thotë që e kemi bërë të lumtur. Mami im është shumë e re, është në mos gaboj 8 apo 9 vite më e re se vajza që ka pasur babai im me gruan e parë. Ne jemi shumë të lumtur, nëna ime dhe gjyshja më kanë mbështetur gjithë jetën time dhe jeta me to është më e lehtë’, rrëfeu ai