Jetë luksoze dhe pjesë e serialeve turke?! Ish-velina e “Fiks Fare” tregon...

Jetë luksoze dhe pjesë e serialeve turke?! Ish-velina e “Fiks Fare” tregon të vërtetën

461
0

Anisa Mukaj ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas largimit nga Shqipëria.

 

Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” ka qenë kryefjalë e disa lajmeve në media, sipas të cilave, Anisa është duke bërë një jetë luksoze, madje do të jetë edhe pjesë e serialeve turke.

 

E pyetur nga Bieta, bukuroshja 26-vjeçare pranoi se është shumë e lumtur me sukseset që ka arritur në aspektin profesional, por vazhdon të bëjë një jetë normale dhe të pasponsorizuar nga askush.

 

Në vijim të kësaj, Anisa mohoi thashethemet për pjesëmarrjen në seriale turke, duke sqaruar se në Stamboll ka kontratë me agjensi modelingu, jo aktrimi.

 

Sa i përket jetës private, modelja simpatike pranoi se nuk është në një lidhje, por dëshiron që së shpejti të ketë dikë në krah.