Jeta e fundit! Kur ta mësoni ku ka humbur Mariza Ikonomi, do...

Jeta e fundit! Kur ta mësoni ku ka humbur Mariza Ikonomi, do ta keni të gjithë zili

714
0

Mariza Ikonomi ka vendosur që pasionin e saj për muzikën ta ushtrojë në kroçiera apo skenat e plazheve më te bukura në botë, duke performuar për turistët që udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Rudina”, Mariza tregoi se momentalisht jeton në Karaibe.

“U bënë 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Europën e Veriut. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak”, tha këngëtarja.

Mariza kujton se fillimisht kishte frikë që të bënte këtë ndryshim në jetën e saj, por tani është shumë e lumtur.

“Në fillim kisha frikë për këtë kontratë, sepse nuk është aq e lehtë t’i lësh të gjitha për njëfarë kohe, por është diçka që më ka frymëzuar”, u shpreh këngëtarja.

Por ajo nuk ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga tregu muzikor shqiptar. Mariza tregoi se shumë shpejt do të mbajë një koncert në vendin tonë.