Jepet pretenca te Krimet e Rënda: 18 vite BURG për Klement Balilin

Jepet pretenca te Krimet e Rënda: 18 vite BURG për Klement Balilin

466
0

Prokuroria e Krimeve të rënda ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin. Organi i akuzës kërkon 18 vite burg për Balilin, i njohur si ‘Escobari i Ballkanit’. Prokuroria kërkoi 18 vite burg, por Balili përfiton ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar dhe i reduktohet në 12 vite. Pretencën e ka dhënë prokurori Eneid Nakuçi, ndërsa Balili ka qenë i pranishëm në seancën e sotme por nuk ka bërë asnjë koment. Ndërkaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 23 prill. Kujtojmë se Balili u vetëdorëzua disa muaj më parë, pas 3 vitesh arrati. Mbi të rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.