Jepet paralajmërimi i fortë/ Shqipëria do të “goditet” sërish nga stuhia, ja...

Jepet paralajmërimi i fortë/ Shqipëria do të “goditet” sërish nga stuhia, ja ditët kur do të kemi rebeshë shiu dhe ulje temperaturash

46
0

Kjo fillim javë do të sjellë mot të paqendrushëm në vendin tonë, duke bërë që vranësirat e dendura të sjellin reshje shiu. Pjesa e parë e ditës së martë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm, ndërkohë gjatë pjesës së dytë të ditës së martë dhe të mëkurë Shqipëria do të goditet sërish nga stuhia. Gjatë këtyre dy ditëve do të kemi reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa më pas pritet të ketë një përmirësim të motit. Nga e marta nis rënia graduale e temperaturave, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius në qytetet e ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore temperature maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë celcius.