Jep dorëheqjen Haxhinasto në vend të tij Sokol Dervishaj

Jep dorëheqjen Haxhinasto në vend të tij Sokol Dervishaj

671
0

haxhinasto dervishi - Google SearchMinistri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij gjhatë ditës së sotme. Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, bëhet e ditur se zëvendësuesi i Haxhinastos është Sokol Dervishaj.

Lajmi i dorwheqjes bëhet i ditur nga burime brenda kryeministrisë të cilat bëjnë të ditur se ai i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama.

Sipas kryeministrisë, dorëheqja e Edmond Hxhinasto ka ardhur për shkak të angazhimeve të tij në LSI.

Kryeministria bën të ditur po ashtu se, numri një i qeverisë e ka falenderuar Haxhinaston për kontributin e dhënë.

Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit doreheqjen e tij nga detyra, per shkak te angazhimit te metejshem ne parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastruktures e transporteve per punen e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadren qeveritare dhe bashkepunimin shume te mire me te‘ thuhet nga kryeministria.

Pas vendimit të marrë, ish-Ministri ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe ka diskutuar me të për më shumë se 30 minuta.

Në takim ishin mbledhur një pjesë e mirë e deputetëve të LSI ku Haxhinasto u ka sqaruar arsyet e dorëheqjes.

Dorëheqja i është prezantuar edhe stafit të tij në Ministrinë e Transporteve, gjatë paradites.

Dorëheqja e Edmond Haxhinastos vjen menjëherë pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me kreun e Kuyvendit, Ilir Meta tre ditë më parë.

Sokol Dervishaj do të zëvendësojë Haxhinaston dhe vlen të theksohet se ai aktualisht punon si shef kabineti në Kuvend.

Ja dhe aktiviteti i Sokol Dervishajt në vite dhe një CV e tij
Sokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 Nëntor 1969. Ka mbajtur postin e Zëvendës-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (Shtator 2010 – Prill 2013), i ngarkuar me Çështjet e Energjisë. Sokol Dervishaj ka shërbyer më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale dhe më pas Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantik gjatë viteve 1998 – 2000, Këshilltar i Ministrit gjatë vitit 2003, si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë viteve 2009 – 2010. Sokol Dervishaj ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit gjatë periudhës 2000-2002 dhe në Ministrinë e Brendshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar gjatë viteve 1997 – 1998. Sokol Dervishaj është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Ai është diplomuar në nivelin Master për Studime Ndërkombëtare në “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe është diplomuar në fushën e Studimeve Strategjike në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002). Ka ndjekur gjithashtu kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” dhe “University of Cranfield”, Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes” (2012). Në vitin 2006 është përzgjedhur “Memorial Marshall Felloë” i “German Marshall Fund of Unites States” në programin e Çështjeve Trans-Atlantike dhe në vitin 2008 ka ndjekur programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme Amerikane. Sokol Dervishaj ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 – 2011. Z. Sokol Dervishaj është një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialsite për Integrim, ku ka mbajtur dhe kryer funksione të ndryshme.
Nga data 4 tetor 2013 e në vazhdim Zv.Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.