Jennifer Lopez, kumbarja e kokainës

Jennifer Lopez, kumbarja e kokainës

981
0

635875139863693103-NUP-168929-0659-534x358

Jennifer Lopez nuk di të ndalet si në fushën e muzikës ashtu dhe në atë të aktrimit.

Dhe shumë shpejt do ta shohim në filmin më të ri që pritet të realizohet ku ajo do të luajë rolin e “Griselda Blanco” ndryshe ‘kumbarja e kokainës’.

Kujtojmë që “Griselda Blanco” është konsideruar si femra më e fuqishme anëtare në një kartel të tregtisë së drogës në vitet 1970-1980.

Por ajo nuk do të jetë thjeshtë aktorja protagoniste në film por edhe një producente ekzekutive përmes kompanisë së saj ‘Nuyorican Productions’.

Ndërsa duhet përkujtuar që Griselda është qëlluar për vdekje në Medellin, Kolumbi në shtator të vitit 2012 në moshën 69 vjeç.

Shperndaje