Jeni të stresuar? Kjo është pija që ju nevojitet

Jeni të stresuar? Kjo është pija që ju nevojitet

274
0

Shega është një frut i mbushur plot me antioksidantë. Ajo përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve si A, B1, B2, B4, B5, B6, B9, C, E, H, K, kalium, silic, kalcium, magnez, natrium, squfur, fosfor, klor, hekur, jod, selen, fluor, krom, zink, omega-6 dhe beta-karoten. Ky frut luan një rol të rëndësishëm edhe në bukurinë tuaj

 

Përveç kësaj, përmban edhe antioksidantin punicalagin, i cili ka aftësinë të mbrojë zemrën dhe sistemin e gjakut. Nëse e konsumoni rregullisht, do të ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq. Një gotë me lëng shege në ditë do të ruajë shëndetin e prostatës dhe do ta zvogëlojë mundësinë e mosfunksionimit erektil. Gjithashtu lufton bakteret në trup, si Escherichia coli dhe stafilokoku.

 

Nëse jeni të stresuar, shega do të nxisë prodhimin e serotoninës, e njohur më mirë si hormoni i lumturisë dhe për një kohë të shkurtër do të filloni të ndiheni shumë më mirë. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se shega është efektive në parandalimin e zhvillimit të kancerit të mushkërive, gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe lëkurës.

 

Ndërkaq, një studim mbresëlënës te meshkujt me probleme të mosfunksionimit erektil të fazave të para deri në mesatar rezulton në prova të qarta se lëngu i shegës përmirëson ereksionin, duke ofruar një bazë për kryerjen e studimeve të tjera të ngjashme.