“Jeni arritja ime më e madhe” më fund Floriana Garo postoi një...

“Jeni arritja ime më e madhe” më fund Floriana Garo postoi një foto me fëmijët, por…

526
0

 

 

 

Edhe pse u bënë disa vite që Floriana Garo nuk është më pjesë e ekranit shqiptar, ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të medias për të cilën kemi shumë nostalgji. Ish-moderatorja e ”Jo vetëm modë” tashmë jeton e lumtur në Gjenevë me Enisin, avokatin e suksesshëm që i rrëmbeu zemrën, vajzën e tyre dyvjeçare Adia dhe Priamin, i cili erdhi në jetë thuajse 3 muaj më parë.

Ndonëse larg kameras, regjistrimeve dhe provave në studio, Floriana nuk ka hequr kurrë dorë nga puna, edhe pse tashmë i duhet të ndajë jetën mes biznesit dhe dy të vegjëlve. E duke qenë se sot është 8 marsi dita e gruas, por që në Shqipëri është festuar shpeshherë si dita e nënës, Floriana ka ndarë për herë të parë një foto me Adian dhe Priamin.

E ulur në një stol parku, Floriana mban në prehër dy fëmijët, por fytyrat ua ka fshehur mirë, pasi dëshiron t’u ruajë privatësinë dhe s’do t’i bëjë personazhe në Instagram pa miratimin e tyre. Mami Floriana e ka shoqëruar këtë foto me një dedikim special: “Nga gjithë arritjet e mia deri tani, asgjë nuk e kalon të qenit nënë! Fëmijët e mi i kanë dhënë kuptim dhe vlerë gjithçkaje. Të jeni të rrethuar nga dashuria e familjes! E uroj këtë për çdo grua në këtë ditë,” shkruan ajo.